7.7 kg kokainë u kap në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit” ditën e sotme në Durrës. Policia njoftoi se ngarkesa kishte ardhur nga Ekuadori dhe prej ditësh ishte nën vëzhgim nga autoritetet.

Po ashtu u zbulua se ngarkesa e ndarë në 8 pako ishte fshehur në pjesën e poshtme, te kapakët e motorëve frigoriferikë të kontejnerit.

Kontejneri ishte i ngarkuar me banane teksa bëhet hera e katërt brenda 2 muajsh që kapet kokainë në kontejnerët e së njëjtës kompani, “Alba Exoti Fruit” ndërsa administratori ndodhet në arrati kurse menaxheri në burg.

  • foto galeri

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, strukturat hetimore të DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi lëndë narkotike, ju informojmë se pas peshimit të pakove, rezultoi se pesha totale është 7 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb