Ky mund të jetë një ndër seritë e para të “Golf-it” të prodhuar nga kompania e madhe gjermane e automjeteve VolksWagen. Faqja e njohur gjermane për shitjen e makinave “mobile.de”, në një njoftim të saj ka shfaqur gjeneratën e parë Golf GTI. Dhe çmimi i saj, besojeni apo jo shkon në 19.000 euro.

Bëhet fjalë për një model të prodhuar në vitin 1983, por mund të thuhet se është e njëjta makinë. Golfi, i cili është ofruar në Shtutgart, ka ndryshuar dukshëm, në vend të standardit 115, motori zhvillon 600 kuajfuqi. Gjithashtu ka ngjyrë të veçantë dhe është dizajnuar me rrota të kuqe alumini.

Në shpalljen në fjalë theksohet se, edhe pse makina është prodhuar 33 vjet më parë, ka të kaluara vetëm 5.000 km dhe fotografitë tregojnë se brendia e automjetit është në gjendje të shkëlqyer. Megjithatë, shumë thonë se e gjithë kjo nuk mund ta justifikojë çmimin e lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: