GJERMANI

Falimentimi i kompanisë së fluturimeve ajrore “Germania AG” ka lënë pasoja jo vetëm tek turistët,  por edhe policia e Gjermanisë e ka parë veten nën presionin e kohës. Falimentimi i kompanisë i kushtoi jo pak buxhetit të shtetit.

Mediat vendase raportojnë se ky falimentim i linjës ajrore të Berlinit ka bllokuar një depërtim të planifikuar me shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Policia Federale e Gjermanisë kishte planifikuar  fillimisht dëbimin e rreth 30 shqiptarëve në Tiranë dhe 20 të tjerë për në Prishtinë përmes organizimit të agjencisë së mbrojtjes kufitare të BE-së “Frontex”.

Pas këtij ngërçi, policia federale nën presion të madh nënshkroi një marrëveshje me “xhet airbus” avionin e kompanisë private “Sundair”. Sipas  “Frontex”,  huazimi i këtij avioni privat  “Charter” i ka kushtuar policisë federale të Gjermanisë rreth 300,000 euro, shumë kjo e cila nuk ishte parashikuar më parë.

Përveç rritjes së kostove të karburantit, shumë kompani ajrore shkaktuan një kaos të vërtetë fluturimi në Evropë. Këto vonesa kanë krijuar një hendek në pjesën financiare të kompanive, të cilat në bazë të legjislacionit janë detyruar të paguajnë dëmin e shkaktuar tek pasagjerët. Shoqata e Aviacionit Botëror, siç raportojnë mediat gjermane,  ka theksuar se linjat ajrore duhet të paguajnë rreth 1.8 miliardë euro për kompensimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb