Foto nga Irani verior tregojnë pasojat e sulmeve të mëparshme izraelite. BBC ka siguruar imazhe që tregojnë një sulm me raketa izraelite ndaj një shtëpie banimi në qytetin Astaneh Ashrafiyeh, në Iranin verior.

Sipas raportimeve nga mediat iraniane, në këtë sulm është vrarë një shkencëtar bërthamor iranian me emrin Mohammadreza Sedighi. Sulmet ndodhën vetëm disa orë para shpalljes së armëpushimit.

Zëvendësguvernatori i provincës Gilan në Iranin verior deklaroi: “Në këtë sulm, katër njësi banimi u shkatërruan plotësisht, dhe shumë shtëpi përreth u dëmtuan si pasojë e shpërthimit.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Zyrtarët iranianë thanë se si pasojë e këtij sulmi, kanë humbur jetën nëntë persona dhe janë plagosur 33 të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: