Një spektakël në mbrëmje, në mes të verës për Jennifer Lopez, protagoniste e një koncerti privat në Capri, në një atmosferë elektrizuese në botën e viteve të Dolce Vita. Ylli i popit, pas martesës së saj me Ben Affleck dhe muajit të mjaltit në Paris, zbarkoi në ishull disa ditë më parë me dy fëmijët e saj Emme dhe Maximilian, dhe pa bashkëshortin e saj. Me sensualitetin e saj të jashtëzakonshëm, Lopez magjepsi të gjithë VIP-at e ftuar në eventin bamirës për Unicef-in duke kënduar disa nga këngët e saj të famshme.

Eventi u mbajt në Certosa di San Giacomo dhe u prezantua nga Jamie Foxx dhe pati të ftuar Spike Lee, Leonardo Di Caprio, Vannessa Hudges, Patricia Arquette, Jared Leto, Casey Affleck, Matilde Gioli. Qëllimi i aktivitetit ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar fëmijët jordanezë. Në ankand, një Mercedes që i përkiste Richard Burton, një Harley Davidson e përdorur në “Easy Rider”, vepra NFT, një përvojë akrobatike fluturimi nga Top Gun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Duket se doni të kërceni… Dhe unë do t’ju dhuroj muzikë disko sonte”, tha ylli në hapjen e performancës me të cilën i ka gëzuar të pranishmit. Gjatë koncertit 30-minutësh ajo këndoi katër nga hitet e saj më të famshme (“If you had my love”, “Waiting for tonight”, “Dance again” dhe “Get on the floor”) dhe u pasua nga nderime për artistë si. Diana Ross, Donna Summer, Chaka Khan dhe Gloria Gaynor.

Ndërkohë, pas ditëve të kaluara me gruan e tij të re në kryeqytetin francez, Ben Affleck fluturoi në Los Anxhelos për punë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb