SHBA – Jennifer Lopez pati një lidhje të shkurtër me Drake gjatë bashkëpunimit të tyre në një këngë. Ndërsa gjatë parakalimit në tepihun e kuq të Grammy Awards në Los Angeles, këngëtarja dhe aktorja ka folur për herë të parë rreth reperit.

“Padyshim. E dua Drake. Ai është aq brilant, i talentuar, mahnitës. Kemi bërë një këngë bashkë. Kemi dalë. Kaluam momente të shkëlqyera. Ai është mahnitës. Kam shumë dashuri për atë djali”, ka thënë më tej J.Lo kur është pyetur nga E! rreth tij.

Burimet shumë pranë 47-vjecares kanë thënë se lidhja e këngëtares me Drake nuk ka qenë aspak serioze dhe ndarja e tyre ishte shumë e qetë. Lopez dukej mahnitëse në Grammy Awards me një fustan Ralph & Russo me ngjyrë lejla të hapur. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve,trupi i saj j vazhdon të jetë si i një 20-vjeçare.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: