Jennifer Lopez, i ka lënë pak vend imagjinatës në daljes e saj të fundit.

Këngëtarja mbërriti në premierën e dokumentarit të saj të ri në Netflix e veshur me një fustan të zi me të çara kudo. 52-vjeçarja mahniti fansat në Festivalin Tribeca të Nju Jorkut me një fustan të zi gjysmë transparent që theksonte format e saj trupore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me trupin e saj të tonifikuar dhe fytyrën e freskët, JLo dukej e mrekullueshme. Këtë javë ajo na dhuroi dy tapete të kuq, një më të nxehtë se tjetrin.

Jennifer Lopez po përjeton një epokë të artë. Në planin e punës, të gjithë e duan atë. Mes filmave, bashkëpunimeve dhe projekteve të ndryshme ajo është gjithmonë e kërkuar. Në jetën private, historia e saj e dashurisë me Ben Affleck shkon shumë mirë dhe tani të dy janë gati të martohen. Në prill ai i kërkoi asaj për martesë (për herë të dytë, pothuajse njëzet vjet më vonë), i gjunjëzuar duke mbajtur një diamant të mrekullueshëm të gjelbër me një kosto të tepruar. Ajo padyshim pranoi me gëzim, një lumturi që shihet edhe në tapetin e kuq, ku Jennifer u shfaq shkëlqyese.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: