Robert Lewandowski mbetet një temë e hapur, e ardhmja e sulmuesit polak është e gjitha për tu përcaktuar, pasi Barcelona vijon të ushtrojë presion duke joshur “bomberin”. Jo vetëm Lewandowski, në verë, Bayern Munich dhe Barcelona pritet të përplasen për një tjetër sulmues, Sadio Mane, pasi sipas Sky Sport:

Bayern ka trokitur në dyert e Liverpool për të marrë informacion zyrtar në lidhje me Mane. Sulmuesit i skadon kontrata në 2023 dhe Bayern do të përpiqet ta bind për tu transferuar në Mynih.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky lajm gjen konfirmim edhe në Angli por në Spanjë kanë një tjetër version. Sipas Mundo Deportivo, Mane preferon të luaj për Barcelonën, kjo dëshirë e sulmuesit nga Senegali ka bërë që edhe Barcelona të futet në garë për të siguruar shërbimet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb