KORE E JUGUT

Sipas të përditshmes “Korea Herald”, ylli i Totenhamit, Son Heung-min, është njëri nga 5 ushtarët, me rezultatet maksimale. Për këtë, ai mori një çmim në ceremoninë e diplomimit të kampit të trajnimit të Korpusit Detar në ishullin jugor të Jeju.

Ylli i Premier Ligës arriti në kampin ushtarak më 20 prill për një periudhë 3-javore, teksa shërbimi e tij ushtarak. Në Korenë e Jugut, të gjithë burrave iu kërkohet të përfundojnë rreth 2 vite shërbim të detyrueshëm ushtarak në forcat e armatosura, si një shërbim për vendin e tyre.

Fitorja e “Lojërave Aziatike 2018” nga Son dhe kombëtarja e tij nënkuptonte që ai të merrte pjesë vetëm në disa trajnime themelore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb