Joe Biden kishte sot ditën e fundit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në Kapitol, u bë ndërrimi i pushtetit. Siç e do zakoni, pas betimit të presidentit të ri Trump, çifti presidencial në largim Joe dhe jill Biden u larguan me helikopter.

Ata u përcollën nga presidenti i ri Donald Trump dhe Zonja e Parë e Amerikës, Melanie Trump.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij pas betimit, Donald Trump deklaroi se do ta kthejë Amerikën në prestigjin që asaj i takon, se do të forcojë ushtrinë dhe se do marrë masa kundër emigrimit të paligjshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: