TIRANE

Një javë më parë Jonida Vokshi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Moderatorja dhe aktorja e njohur u bë nënë e një vajze të quajtur Emi.

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë, Jonida është shfaqur në superformë. Ajo ka publikuar disa foto në natyrë pranë vogëlushes dhe të gjithëve u ka rënë në sy barku i sheshtë i Jonidës.

Shumë prej tyre e pyesin me humor nëse ka qenë shtatzënë, duke qenë se linjat e saj pas lindjes janë për t’u admiruar. Ajo mban veshur një bluze të shkurtër që i ekspozon barkun dhe duket në super formë.

“Uaaa barku petë”– i shkroi Olta Gixhari, e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël. Jonida ka qenë gjithmonë mjaft elegante dhe me sa duket i ka fituar menjëherë format e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: