Në këtë merkato vere, emri i Marash Kumbullës është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm te Torino, në një kohë kur ish trajneri i tij, Ivan Juric, e vendosi në listën e dëshirave.

Jo vetëm Torino, emri i Kumbullës shihej edhe si një opsion për Inter. Ndryshe nga se flitet në media, Kumbulla nuk e sheh veten në merkato, në fakt nuk e ka parë kurrë që nga dita kur zbarkoi në Romë, madje dhe në momentet më të errëta.

Status Kumbulla
Status Kumbulla

Qendërmbrojtësi kuqezi e sheh veten pjesë të projektit të verdhekuqeve dhe mezi pret të tregoi vlerat e tij. Me ana të një postimi në Twitter, Kumbulla shkruan: “Të karikuar për 22/23. Jemi rikthyer”, një postim i shoqëruar me një foto përkrah Smalling.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb