Juve nuk gabon, thyen pastër 0-2 Spezia në transfertë dhe fiton pozicione në Serie A. “Zonja e Vjetër” e sheh veten në vendin e 7-të, në kuotën e 32 pikëve, minus 12 nga zona Champions. Ekipi i Allegri nuk rrezikoi asgjë, në minutën e 32-të ishte Kean që kaloi torinezët në avantazh pas një krosi nga Kostic. Në minutën e 66-të, Di Maria me një predhë nga distanca dyfishojë shifrat.

Max Allegri u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa vijon të bëjë llogari pa dënimin e marrë: “Momentalisht kemi bërë 47 pikë dhe duhet të vijojmë në këtë rrugë, por jemi në vendin e 7-të me 32 pikë”, theksoi trajneri i Juves pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Juve troket”, shkruan Corriere dello Sport duke shtuar se tashmë Europa League është vetëm 9 pikë larg. “Di Maria një tjetër kategori”, ishte titulli i përzgjedhur nga Tuttosport. Di Maria është kthyer në një nga pikat më të forta të këtij Juventuesi, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, pasi dëshira për tu rikthyer në Argjentinë te Rosario Central është shumë e fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb