Juve dhe Inter janë dy nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve, të shtyre shumë nga dëshira për të zbritur menjëherë Milan nga froni. “Zonja e Vjetër” vuri në jetë një perlë në këtë sesion duke siguruar falas shërbimet e Pogba, ndërsa tani janë në detajet e fundit për të mbyllur zyrtarisht edhe transferimin e Angel Di Maria.

Gazzetta
Gazzetta

Nuk ka asnjë dyshim në këtë pjesë, argjentinasi i ka thënë “Po” Juves, palët po diskutojnë tani vetëm bonuset për të mbyllur përfundimisht këtë tratativë. Di Maria shihet si një goditje e fortë, perfekt për skemat e Allegrit.

Tuttosport
Tuttosport

Stafi drejtues po punon tani për të shituar De Ligt, për holandezin interesohet gjysma e Premier League, me Chelsea dhe United që janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit. Me shitjen e De Ligt, Juventus do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Nicolo Zaniolo. Për sulmuesin “azzurr” Roma kërkon 60 milionë euro, por kjo shifër mund të ulet deri në 40-50 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb