Inter është një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve me zikaltërit që kërkojnë të rikthehen sa më shpejt te titulli kampion. Beppe Marotta dhe stafi i tij po lëvizin në mënyrë fantastike në tregun e transferimeve duke realizuar goditje mbresëlënëse, lojtarë me shumë klas por mbi të gjitha me pak kosto. Këtë listë shpenzimesh e kryeson Romelu Lukaku, një lojtar për të cilin Inter investojë 8 milionë euro, plus 4 bonuse, për ta marrë në formë huazimi nga Chelsea.

Asllanii
Asllanii

Pjese e kësaj fushate është pa diskutim edhe Kristjan Asllani i konsideruar nga opinioni sportiv si një nga talentet më të mira në Serie A. Në total kartoni i zëvendësit të Brozovic do ti kushtojë Interit 14 milionë euro. Mkhitaryan dhe Bellanova janë dy blerjet e tjera që përforcojnë zikaltërit.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, Inter ka në plan edhe tre goditje të tjera, Dybala, Bremer dhe Milenkovic. Sigurisht që nuk mund të operojnë vetëm në hyrje pasi janë të detyruar edhe të shesin, të sakrifikuarit pritet të jenë Skriniar, Sanchez dhe Dzeko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb