Kukësi humbi ndeshjen përballë Flamurtarit por një “gol” tjetër ia ka shënuar edhe Elton Kale nga dhomat e zhveshjes.
Në një foto të publikuar në Facebook nga ekipi vlonjat vërehet lojtari që feston me ekipin në një kohë që klubet janë në gjyq për kontratën e tij.

Por mesa duket Kale sheh veten një futbollist të Flamurtarit. Kjo është arsyeja që prej rreth tre javësh ai stërvitet rregullisht me vlonjatët, ka bërë stërvitje me ta, ndjek me ankth ndeshjet e tyre dhe festoi me ta pikërisht fitoren ndaj ekipit të cilit i ka shpallur luftë.

Lojtari pretendon se është shkëputur nga verilindorët, ndërsa ekipi kuksian ka deklaruar  se ka një kontratë të vlefshme me ta. Kjo ka bërë që çështja të shkojë në FSHF-së nga ku pritet një përgjigje për këtë mosmarrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb