Zjarrfikësit vijojnë të përballen me flakët e zjarrit në afërsi të Santa Barbarës në Kaliforni, ku vatra e tretë më e madhe e zjarrit në këtë shtet ka arritur shumë pranë qytetit të vogël të Montecitos, qendër banimi e një numri të konsiderueshëm miliarderësh.

Zjarri i quajtur “Thomas” që po shkakton dëme të mëdha prej dy javësh ka mobilizuar 8 500 forca zjarrfikëse dhe 34 helikopterë, por erërat dhe mungesa e lagështisë së ajrit vijojnë të përshkallëzojnë eçurinë e zjarreve.

Të shtunën, urdhri për evakuim të detyrueshëm si dhe këshilla për evakuim vullnetar për disa pjesë të distriktit u lëshuan nga Zyra e Menaxhimit të situatave të emergjencës në komtenë e Santa Barbarës, në veri të Los Angeles.

Lokaliteti i Montecitos, vendbanimi i yjeve të kinemasë dhe milirderëve, gjendet rreth 80 kilometra në veriperëndim të Los Angeles, është një prej zonave ku banorët janë lajmëruar për tu evakuar nga shtëpitë e tyre.

“Vatrat e zjarrit kanë avancuar me shpejtësi drejt jugut, në komunën e Montecitod ku janë përfshirë shumë ndërtesa”, njoftoi në web-in e saj Cal Fire, agjencia kaliforniane e luftës kundër zjarreve.

Zjarri “Thomas” ka djegur tashmë rreth 108 000 hektarë, dhe shkatërruar më shumë se 1 000 ndërtesa që kushtojnë më shumë se 110 milionë dollarë që nga 4 dhjetori, sipas një vlerësimi paraprak të Cal Fire.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb