Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi, me pasojë vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetër shtetasi shqiptar.

Mediet greke raportojnë se një kamion është rrëzuar në 60 metra greminë, duke u shkatërruar plotësisht dhe duke i marrë jetën drejtuesit 53-vjeçar.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur pasagjeri në mjet, shqiptari 56-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Kiriaki-Livadhea, në afërsi të fshatit Analipsi, Viotia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb