KANADA– Dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë, mes tyre një vajzë e vogël, kanë mbetur të plagosur, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, në një rrugë në Toronto, Kanada.

Ngjarja ka ndodhur në zonën mes Danforth dhe Logan Avenue. Disa nga të plagosurit janë mjekuar në rrugë, ndërsa disa të tjerë janë transportuar në spitalin e zonës. Policia ka thënë që atentatori ka vdekur. Sipas disa dëshmive, burri ishte i veshur me të zeza dhe ka gjuajtur rreth 20 të shtëna.

Mediat kanadeze raportojnë që agresori ka hapur zjarr më parë në drejtim të policisë dhe me pas ka goditur veten. Nuk janë akoma të qarta motivet që kanë shtyrë burrin të hapë zjarr në drejtim të turmës në një lagje të njohur si Greektown.

‘Isha në restorant me familjen, kur mendova se të shtënat ishin fishekzjarre. Më pas pashë njerëzit që ulërinin dhe vraponin’, ka treguar një dëshmitar okular.

Agresori është xhiruar nga një kamera amatore në momentin që hapte zjarr kundër njerëzve. Në filmimin që është publikuar në rrjetet kryesore sociale, shihet burri i veshur me të zeza, me fytyre të zbuluar dhe një kapele në kokë, teksa i afrohet ndërtesës dhe fillon të qëllojë me armë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb