Një sasi droge prej 275 kg është sekuestruar këtë të shtunë nga policia italiane, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptar. Mediet fqinje raportojnë se lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 26, 39 dhe 35 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Ata janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve, brenda një kamioni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Hetuesit kanë thënë se droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe nëse dilte në treg kapte vlerën e 700 mijë eurove. Mbi pakot e marijuanës është gjetur i stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb