Policia greke ka sekuestruar 11 kg e 829 gram marijuanë bë brigjet e Korfuzit. Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz, përballë Kepit të Stillos. Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 35 vjeç.

Shqiptarit, me banim ne Korfuz, i janë gjetur në banesë edhe 50 gram marijuanë. Sakaq në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij grek, 25 vjeç. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 15 gram kokainë dhe 45 gram marijuanë.

Ky është operacioni i tretë në 24 orët e fundit në Greqi, ku më parë në Kozani u kapën 303 kg marijuanë, ndërsa në Igumenicë 77 kg marijuanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: