Ata janë të afërt dhe të dashuruar dhe kjo është e dukshme në çdo foto, por të shohësh Kate Middleton dhe Princin William duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer një puthje në publik është një gjë e rrallë. Megjithatë, në fushën e ndeshjes polo ata u kënaqen me një shkëmbim të paprecedentë puthjesh, në të vërtetë shumë e dëlirë, por absolutisht e ndaluar nga protokolli i familjes mbretërore që ndalon gjeste dashurie në publik për të gjithë anëtarët.

William konkurroi në një turne bamirësie polo në Windsor dhe Kate ishte spektatore duke brohoritur për të. E bukur dhe shumë elegante në të bardha, Dukesha e ndoqi me pasion ndeshjen ashtu si Maghan Markle disa javë më parë me Harry-n në Kaliforni. Nëse Dukesha e Sussex-it ishte përjetësuar nga fotografët e shfaqur me pantallona të shkurtra dhe këmishë, duke i dhënë zemër të shoqit pas humbjes, Dukesha e Kembrixhit u filmua teksa puthte me dashuri princin në faqe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti e di, që ata janë imazhi i monarkisë britanike. Ideja e tyre është se një familje duhet të jetë më e afërt me njerëzit e zakonshëm. Ata do të donin të eliminonin harqet dhe t’i lejonin njerëzit t’i thërrisnin me emër dhe jo me titullin aktual. Sa i përket efuzioneve në publik, ata tashmë kanë filluar t’i pastrojnë …

(tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb