Katër persona të armatosur dhe me maska kanë vjedhur lap-topë në Gjilan të Kosovës.

Arsim Krasniqi, pronar i dyqanit, ka publikuar në Facebook pamje nga momenti kur të dyshuarit vjedhin disa laptop.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pas një vjedhjeje që ka ndodhur në lokalin tonë në Lagjen Bojanina, Rruga Esat Berisha me datë 26.09.2019 ora 01:42, siç shihet në video nga kamerat e sigurisë vetura e tipit Volksëagen Golf 4 karavan me ngjyrë të gjelbër. Nëse dikush mund t’i identifikojë personat në video dhe foto ju lutemi të informoni Policinë e Kosovës. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Krasniqi në Facebook.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb