TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka publikuar formularin e vetë-deklarimit, ku i kërkohet çdo prindi të nxënësi të firmosin se fëmijët e tyre janë mirë nga ana shëndetësore për të vijuar mësimin në shkolla.

Mehmetaj shprehet se ky formular është dashakeq dhe injorant, duke nënvizuar se kjo është tallje me shëndetin e vogëlushëve.

  • foto galeri

Postimi i Kejdi Mehmetajt:

E paperceptueshme që 1 ditë përpara fillimit të shkollës, qeveria u vërteton nxënësve e prindërve se as nuk i intereson e as nuk mban përgjegjësi për shëndetin e tyre.

Ndërkohë që duhet të ishin dezinfektuar shkollat, të ishin testuar mësuesit, të ishin shtuar kapacitetet pritëse e të ishin rekrutuar mësues të rinj, qeveria nuk bën asnjë nga këto, por u kerkon prindërve e mësuesve të firmosin këtë vetëdeklarim, që në thelbin e vet, është sa dashakeq aq edhe injorant.

E si të mos mjaftonte, Kryeministri, Ministrja e Kryetari i Bashkisë tallen publikisht me sigurinë e shëndetin e fëmijëve të Shqipërisë. Shikojeni formularin e mendoni, pas kësaj, a mbetet më vend për të folur për cilësi në arsim?

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb