TIRANE

Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Kejsi, janë një ndër dyshet më të përfolura në shoëbizz, e kjo për shkak të marrëdhënies së komplikuar që kanë, pasi janë larguar herë pas here nga njëri-tjetri.

Së fundmi, një postim i Kejsit i ka habitur të gjithë. Blogerja postoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet e veshur me të bardha, teksa pozon në makinë, ku bashkangjitur shkruan se po del në një takim romantik.

“Takimet romantike që bëhen gjatë ditës janë më të mirat”, shkruan blogerja, duke lënë të nëkuptohet se dyshja është ndarë sërish. Menjëherë ka reaguar dhe reperi, i cili shkruan në ‘Instastory’ se të tjera vijnë e shkojnë.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, shkruan Stresi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: