Këtë të diel , kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka takuar dashamirësit e kafshëve, të cilët parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.

Një bisedë me dashamirësit e katërputroshëve, ata parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.

“Bashkia pretendon se ka shpenzuar rreth 1.2 miliardë lekë në vitet 2016-2019 për sterilizimin e qenve të rrugës. Këto ishin prokurime fiktive, sepse në fakt bashkia aplikon vrasjen, helmimin masiv dhe jo sterilizimin. Shpenzimi për sterilizimin e një qeni është faturuar abuzivisht deri 8 herë më lart se çmimi i përllogaritur. Me laps e letër do i shënohen të gjitha në dosjen e plotë! Masakra do të ndalet!
Mënyra si sillemi me kafshët tregon kulturën dhe ndjeshmërinë tonë. Jemi njerëz dhe duhet të respektojmë çdo qenie të gjallë!”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: