TIRANE – Që prej orës 09.00 të mëngjesit, protesta për lirimin e të arrestuarve pas dhunës në Kukës përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë nuk ka ndaluar.

Dhjetëra qyetarë, ashtu si pasditen e djeshme, me pankarta në duar e me thirrjet “Rama ik”, zunë vend përpara godinës së Drejtorisë në kryeqytet.

Me herët ata bllokuan dhe këtë segment rrugor duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Madje disa prej tyre janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës ku kanë shtruar disa gazeta dhe filluan duke ngrënë.

WhatsApp Image 2018-04-02 at 13.37.49 WhatsApp Image 2018-04-02 at 13.37.54 WhatsApp Image 2018-04-02 at 13.38.21

protestaaaaaaa

Qytetarët po protestojnë për 23 të arrestuarit në Kukës. Në protestë morën pjesë edhe deputetë të opozitës. Një apel për lirimin e të arrestuarve e bëri dje edhe Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili ka paraqitur një deklaratë me 5 pika ku nuk pranon negociata deri në nxjerrjen e të arrestuarve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb