Kryeqytetit i është shtuar një tjetër kënd lojërash që do t’ju vijë në shërbim fëmijëve. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, të vegjlit e zonës së njohur si Fusha e Aviacionit do të kenë një hapësirë të re argëtimi.

Minikëndi i lojërave i realizuar si pjesë e sheshit rekreativ, i ka dhënë ngjyra të reja kësaj zonë. Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të lagjes të ish-Fusha e Aviacionit.

Rikualifikimi i kësaj hapësire dhe ndërtimi i sheshit rekreativ plotëson nevoja e e të gjithë grupmoshave të komunitetit në zonë, duke mundësuar jo vetëm module e lodra për fëmijë, por edhe hapësira çlodhëse për të rriturit plot gjelbërim dhe stola për t’u relaksuar.

Ridimensionimi i sheshit rekreativ te ish-Fusha e Aviacionit parashikon rehabilitimin e një sipërfaqe prej 2300 m2, vendosjen e 9 moduleve, (lodrave) të reja, një prej të cilave për personat me aftësi të kufizuara, shtrimi me tapet gome rreth lodrave, riparimi i stolave dhe koshave, kufizimi me gardh metalik dhe vendosja e tabelës informuese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb