SHBA

Jessica Simpson mbush 40 vjeç edhe e feston këtë ditëlindje me afro 50 kilogramë më pak, të cilët i ka humbur për 1 vit. Këngëtarja e njohur ka postuar një foto në Istagram me një palë xhinse të 14 vjet më parë.

“ I kam mbajtur këto xhinse “True Religion” në dollapin tim për 15 vjet dhe në orët e fundit të të 30-ve të mia vendosa të nxjerr këtë foto. Mirë se erdhe 40, është kaq bukur të njohësh” shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Gjatë shtatzënisë së tretë, (tashmë Birdie është 15 muajshe) Jessica Simpson arriti deri në 110 kilogramë. Që pas lindjes ajo i ishte nënshtuar një programi dobësimi të dietologut, Harley Pasternak. Tashë ajo është 45 kilogramë.

Këngëtarja e njohur pak ditë më parë festoi dhe 6-vjetorin e martesës me Eric Johnson, me të cilin ka edhe tre fëmijë, Maxvvell Drevv,, 8 vjeçe Ace 7 vjeç dhe Birdie, 15 muajshe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: