Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi ka marrë një dhuratë më vlerë goxha të madhe nga i dashuri i saj Faton Shoshi, i cili është njëkohësit edhe menaxheri.

Me rastin e festive të fundvitit ai i ka dhuruar këngëtares një makinë tip “Rolls Roys” në targën e të cilës shkruhet “Era”, ndërsa vlen të theksohet se një mjet i tillë vlen qindra mijëra euro.

Faton Shoshi, ka publikuar në në Instagram makinën luksoze, ndërsa komenti i saj ishte vetëm “Wooow”. Më vonë ajo pranoi se kishte marrë një dhuratë mjet të bukur nga i dashuri i saj dhe ishte pikërisht makina.

Tashmë Era Istrefi do të braktisë mjetin aktual ‘Range Rover’ për ta zëvendësuar me ‘Rolls Roys’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: