Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan.

“Avioni i katërt ka sjellë tani 81 tonë municion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.

Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë.

Theksojmë se Rusia deri më tani ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me shtetin ukrainas. Uashingtoni ka paralajmëruar se Moska zyrtare do ta pushtojë Ukrainën gjatë mesit të muajit të ardhshëm.SHBA-ja dhe aleatët perëndimor kanë bërë të ditur se do t’i japin një përgjigje të fortë në rast të sulmit rus në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: