Një grup i armatosur ka kërcënuar politikanët shqiptarë dhe ato kosovarë, në lidhje me diskutimet e shkëmbimeve të territorit me Serbinë.
Duke e quajtur veten si Ushtri Kombëtare Shqiptare (AKSH), ajo ka postuar një video në internet duke paralajmëruar shqiptarët dhe politikanët e Kosovës që të mos luajnë me interesat kombëtare.
Sipas një fotoje të postuar në “Twitter”, gazetari holandez, Vincent Trieste, i cili punon në Tiranë, tregon gjashtë burra të armatosur që mbajnë uniforma të zeza dhe kapuça, por edhe me emblemën e organizatës. Ata qëndrojnë në këmbë duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa kanë lëshuar edhe një ultimatum, raporton IBNA.
Gjithashtu, ata kanë kërkuar të dëbohet urgjentisht kreu i Kishës Ortosokse shqiptare, Anastasios. “Ne iu bëjmë thirrje politikanëve të ndalojnë shitjen apo tregtimin e tokës për interesat e tyre personale. Ne duhet menjëherë të dëbojmë kryetarin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopi Anastasios dhe menjëherë duhet të ndalojmë bisedimet mbi shkëmbimin e territoreve të Mitrovicës së Veriut dhe Luginës së Preshevës”-thuhet në postin e tyre.
Personi që lexon “ultimatumin” duket se flet me një theks si nga Shqipërisë së Jugut, duke shuar kështu zërat për një grup, i cili mund të funksionojë në Kosovës.
Kjo video është fshirë nga rrjetet sociale, ndërsa jehona e kërcënimit ka zgjuar edhe interesat e mediave ballkanike.
(n.m/BalkanWeb )