Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në foto duket komunikimi mes kryeministrit Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, Presidentit Ilir Meta apo dhe ministrave të Shëndetësisë, të Brendshëm, Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Energjisë apo dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi s dhe Arben Ahmetaj, i mandatuar për administrimin e situatës në Shqipëri me COVID-19.

Kësaj radhe liderët e politikës shqipare janë bërë bashkë por vetëm nëpërmjet kompjuterit, në një tryezë online të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Herën e fundit kur pati një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ishte më 2 dhjetor të 2019, një javë pasi Shqipëria u godit nga tërmeti 6.4 ballë por atëhere në mbledhje ishin Meta, Rama dhe ministrat përkatës, jo Lulzim Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb