Kida është ndër këngëtaret më të dashura për audiencën e gjerë, pasi edhe përçon energji pozitive.

Bukuroshja bionde përpos postimeve të përditshmërisë, është aktive edhe në prurjet e reja muzikore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kida ka mahnitur 1.7 milion ndjekësit e saj përmes disa pozave.

E veshur me një bluzë të bardhë që i theksonte barkun, në pjesën e poshtme ajo kishte vendosur të mbajë një palë pantallona të thjeshta.

Si përherë, ajo ka dëshirë që të shtoj aksesorë në dukjen e saj, ku kësaj radhe përmes një shamie ka tërhequr flokët pas kokës.

Vlen të përmendet se ajo është duke shijuar në masë të madhe suksesin e këngës “Edhe Sa”, të publikuar ditë më parë.

Në klipin e projektit ishin protagoniste emra të njohur të estradës shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb