Lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un është shfaqur në publik pas shumë kohësh, ndërsa ajo që ka bërë habi kanë qenë disa shenja në duart e tij.

Ekspertë mjekësorë kanë thënë për “Daily Mail” se Kim Jong Un mund të ketë bërë operacion në zemër. Jong-un bëri daljen e tij të parë publike dje, pas 20 ditësh mungesë, kur preu shiritin në hapjen e një fabrike plehrash në Sunchon. Mungesa e tij kishte shkaktuar debat të gjerë ndërkombëtarisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mjekëve, shenjat në duart e Kim mund të tregojnë se ai ka pasur një ndërhyrje kardio vaskulare.

Kim Jong Un më pas ka buzëqeshur dhe ka thënë se uzina e re që hapej ishte një tjetër sukses i qeverisë së tij. Megjithatë, fotot e tij nuk mund të vërtetohen dot nëse janë realisht të vërteta.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb