TIRANE

Aktorja turke Hande Erçel dhe këngëtari Murat Dalkiliç i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se çifti kanë marrë vendimin të mos jenë më bashkë.

Ky lajm vjen i papritur në një kohë kur pritej që aktorja dhe këngëtari të martoheshin. Vetëm pak kohë më parë mediat turke shkruanin se çifti po planifikonte martesën, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë për ta.

Hande dhe Murat jetuan një histori dashurie prej vitesh, ku nuk munguan ndarjet e ribashkimet. Çifti shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe thashethemeve për ndarje.

Hande ende nuk ka reaguar pas lajmeve për ndarje. Aktorja tani është fokusuar në xhirimet e serialit të ri veror “Sen Çal Kapimi” i cili ka patur shumë sukses në Turqi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: