Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 korrik, në Velipojë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se e reja ishte e fejuar dhe se në muajin gusht kishte prerë ditën e dasmës në muajin gusht.

Ajo mbeti e plagosur bashkë me nënën dhe motrën dhe vëllain e saj, ndërsa rreth 90% e trupit të saj u dogjën. Aktualisht në spital në Itali janë nëna dhe motra dhe vëllai i 19-vjeçares.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb