Superbrendi i automobilave, Lamborghini, i ka dhuruar policisë italiane edhe një superautomobil.
Pas Lamborghini Huracanit, gjiganti italian ka vendosur të dhurojë edhe një ekzemplar tjetër.
Huracani i ri do të shërbejë për operacione normale policore.
“Bisha” e re e policisë italiane ka motor 5.2-litërsh me 602 kuajfuqi dhe sistem që tërheqë me të gjitha rrotat.
Huracani special ka edhe një sistem të ri të dritave dhe është i pajisur me kamera për të monitoruar lëvizjet e policëve.
(el.sp/BalkanWeb)