Gruaja në foto është Firdes Çekiçi, 70 vjeçarja që u vra nga i biri Olsi Çekiçi në mënyrë makabre mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas.

  • foto galeri

Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, ndërsa kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Krimi tronditës ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës 15 vjeçe.

Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sullmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika. Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.

Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha. Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia, ka gjetur një patrullë policie dhe iu ka rrëfyer ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb