TIRANE– Ministrat që nuk janë përfshirë në kabinetin e ri të Qeverisë “Rama 2”, kanë filluar të dorëzojnë detyrat e tyre. Në takimin e saj të fundit si ministre e Mbrojtjes, me rekrutët e rinj që sot janë dërguar në Shkollën e Trupës në Bunavi, Mimi Kodheli ka bërë edhe dorëzimin e detyrës që mbajti për 4 vite.

Por duke qenë se ky ishte edhe takimi i fundit i Kodhelit nën tagrin e ministres, rekrutët e rinj kanë menduar t’i bëjnë një dhuratë. Gjatë aktivitetit të organizuar, ata e kanë surprizuar Kodhelin me një buqetë të madhe me lule “Orkide”.

E pikërisht këtë moment emocionues për të, Kodheli e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“E lumtur që daljen e fundit publike si ministre e Mbrojtjes e pata me rekrutët e rinj që sot përcollëm në Shkollën e Trupës në Bunavi. E lumtur dhe krenare sepse rekrutët atje do të gjejnë kushte absolutisht më të mira se 4 vite më parë dhe do të bëjnë karrierë në një strukturë shumë herë më të mirë se 4 vjet më parë”, shkruan Kodheli në profilin e saj në facebook.

Pas votimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë të qeverisë së re, vendin e saj do ta zërë Olta Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: