E shtuna e kësaj fundjave ka risjellë jo pak kujtime tek ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilët, siç raporton “BalkanWeb”, kanë zgjedhur në mënyrë të ndryshme të shfaqin në publik nostalgjitë e tyre për kohët e shkuara.
topalli
Me anë të një fotoje të publikuar në “Facebook”, Topalli ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e saj virtualë në rrjetin social një foto kur sapo ishte bërë nënë, tepër e bukur dhe në krah të vajzës së saj të porsalindur. Foton ajo e ka shoqëruar me një thënie Bob Dylan, fituesit të çmimit “Nobel”: “Kujdesu për kujtimet e tua, sepse nuk mund t’i jetosh përsëri”.
berisha
Nga ana tjetër ish-kryeministri, Sali Berisha duket se ka gjetur kohën këtë fundjavë për t’u rikthyer edhe njëherë në zhvillimet politike të Dhjetorit ’90 kur ai u vu në krye të ndryshimeve që sollën pluralizmin politik në Shqipëri. Me anë të një fotoje ku shfaqen studentët e Dhjetorit, Berisha shkruan “Në ditët e dhjetorit 90! Studentët, që me guximin e tyre në kufijtë e legjendës, revolucionin e tyre demokratik paqësor, shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb