Kur ishte zbuluar se kjo zonë e Namibisë është e pasur me diamante, shumë njerëz ishin vërsulur drejt këtij vendi për t’u pasuruar me shpejtësi dhe kështu kishte lindur qyteti që sot njihet me emrin Kolmanskop (Kolmanskuppe). Në qytetin e ri, që ishte nën ndikimin gjerman, u ndërtuan sallat koncertale, teatrot, spitalet…, qendra e parë e rentgenit në hemisferën jugore, si dhe treni i parë në Afrikë.

Pas Luftës I Botërore, në rërën e shkretëtirës Namib, u zbuluan mbi 1,000 kg diamante, mirëpo pas përfundimit të luftës diamantet u bënë gjithnjë e më të rrallë, ndërsa çmimi i tyre ra dukshëm.

Në kohën kur diamantet në rrethinën e Kolmanskopit gati u zhdukën, u gjetën disa zona tjera të pasura, dhe kështu, njerëzit filluan të largoheshin nga ky qytet në kërkim të tyre. Deri në vitin 1956, ky qytet u braktis në tërësi. Sot ndërsa, ky qytet njihet si qyteti rrëqethës i fantazmave, por dhe si atraksion turistik në Namibi. Pasi ndodhet në zonën e mbrojtur, turistët duhet të kenë leje të veçantë për ta vizituar.

Kolmanskop-fantazma 00001Kolmanskop-fantazma 00002Kolmanskop-fantazma 00004Kolmanskop-fantazma 00005Kolmanskop-fantazma 00006Kolmanskop-fantazma 00007Kolmanskop-fantazma 00008Kolmanskop-fantazma 00009Kolmanskop-fantazma 00010Kolmanskop-fantazma 00011Kolmanskop-fantazma 00012Kolmanskop-fantazma 00013Kolmanskop-fantazma 00014Kolmanskop-fantazma 00015

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb