Kombëtarja shqiptare ka shkelur për herë të parë tapetin bjellorus të stadiumit Dinamo në Minsk.

Nesër kuqezinjtë sfidojnë Bjellorusinë teksa në mbrojtje dhe në mesfushë Edi Reja ka mungesa të theksuara prej dëmtimeve.

Por ndërkohë që vargu i futbollistëve që mungojnë është i gjatë, në sulm Reja mund të zgjedhë më shumë se 1. Sadiku, Balaj, Cikalleshi, Manaj apo Seferi janë gati për të luajtur dhe në formë shumë të mirë fizike, nga të cilët do të varret edhe dëshira për gol në Minsk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb