Komisioni Rregullator miratoi këtë të premte modelin e fletës së votimit për votuesit e diasporës. Gazetari Ergys Gjençaj raporton se Komisioni pranoi propozimin e anëtarëve të opozitës Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj.
BalkanWeb sjell fotot e modelit të fletës së votimit për emigrantët. Fleta e votimit sipas Kodit duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit, krahas emrit në fillim të fletës “FLETË VOTIMI NGA JASHTË”, nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën. Kjo në mënyrë që kur fleta e votimit të jetë e palosur, të dallohet nga fletët e votimit të votuesve brenda vendit.
Diasporës fleta e votimit do t’i shkojë në zarf me postë dhe po me postë ajo do të kthehet në Shqipëri ku do të numërohet në KQZ
(BalkanWeb)