Çifti që shihni në foto janë viktimat që mbetën të vrarë sot në Tiranë, ku Astrit Muskurti vrau me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti.

BalkanWeb ka siguruar fotot e çiftit që la pas 3 fëmijë të mitur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: