SHKODER- Bllokohet një punishte konservimi në Shkodër. Kjo punishte merrej me konservim ushqimesh të ndryshme, që më pas tregtoheshin nga dyqane të ndryshme.

Dyshohet se ushqimet nuk prodhoheshin brenda kushteve që kërkohen dhe se për këtë është bërë një denoncim në portalin e qeverisë nga një person.
policia-1
Pas kontrolleve AKU në bashkëpunim me hetimin tatimor, prokurorinë dhe policinë kanë vendosur bllokimin e punishtes deri sa të kryhen veprimet hetimore. AKU ka konstatuar shkelje serioze për sigurinë ushqimore ndaj edhe ka bërë bllokimin e punishtes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: