GREQI

Një i ri shqiptar është vënë në pranga të policisë greke. Mediat fqinje shkruajnë se pas një kontrolli të kryer ndaj 21-vjeçarit shqiptar, në anijen e linjës Pire-Rodho, me ndihmën e qenit antidrogë, u gjetën dhe më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kg heroinë e ndarë në 8  pako.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e lidhjeve të shqiptarit me persona të tjerë. Ende nuk ka një pistë të qartë për atë se ku po heton policia greke. Gjithashtu atij iu gjet edhe një telefon celular dhe një një sasi e vogël parash.

Kodak Digital Still Camera
Kodak Digital Still Camera

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: