FIER

Policia rrugore në Fier ka kryer kontrolle të imtësishme në akset kryesore të qytetit, ndërsa ka aplikuar një sërë masash ndëshkuese ndaj shoferëve problematikë.

Në harkun kohor të shtatë ditëve, Policia Rrugore ka vënë në pranga 15 shoferë, nga të cilët 8 për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu ka patur edhe masa të tjera më të ashpra deri në pezullim patentash.

Njoftimi  i policisë

Në zbatim të detyrave të përditshme në drejtim të parandalimit të shkeljeve të rregullave të qarkulimit rrugor të cilat janë burim aksidenti, sidomos përdorimi i alkolit nga drejtuesit e automjeteve dhe ecja me shpejtësi, Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka vijuar punën për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror.

Gjatë javës që lam pas janë arrestuar 15 drejtues automjetesh, nga të cilët 8 për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi. Janë pezulluar 13 leje drejtimi nga të cilat 11 për përdorim të pijeve alkolike dhe 2 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1468 masa administrative të cilat janë kryesisht për shkelje të rregullave që janë precedent për aksidente rrugore si parakalimet e gabuara, përdorimi i pijeve alkolike, shpejtësi tej normave të lejuar, përdorimi i celularëve etj.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë gjatë këtij sezoni në akset rrugore në Juridiksionin e Qarkut Fier, si edhe nisur nga evidentimi i shkeljeve të Kodit Rrugor nga përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore iu bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit duke kufizuar shpejtësinë, shmangien e pijeve alkolike si edhe iu bën thirrje prindërve të adoleshentëve që të mos ju japin makinën fëmijëve të tyre të cilët nuk janë të paisur me leje drejtimi. Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier do intensifikoi punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb