TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Konresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të paharrueshëm.

Në foto Meta, shihet teksa sodit një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel.

Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas sot në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një mesazh të qartë.
“Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb