Plotësisht nudo e ulur në lavamanin e banjos, me flokët e mbledhur me një peshqir të bardhë, këmbët e kryqëzuara, laptopin që i mbulon njërin gjoks dhe një tas çaj që i mbulon gjoksin tjetër.

Me këtë foto sensuale, që i ka lënë të gjithë fansat e saj me gojë hapur, Kourtney Kardashian nxjerr projektin e saj të ri sipërmarrës, akoma top sekret.

Një imazh superseksi, që fsheh atë që mjafton për të ndezur fantazinë e fansave. Për motrën e Kim Kardashian kjo nuk është një risi, edhe pse nëse bëjmë një krahasim me motrat e tjera, Kourtney është ndoshta më pak e guximshme se të tjerat.

Këtë herë ajo ka dashur ta ekzagjerojë dhe me këtë foto shumë pikante në pak orë ka marrë një lumë ‘like’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb